Connecté en tant que :
filler@godaddy.com
Tarifa e përkthimit me shkrim varet nga lloji i dokumentit dhe vështirësia e terminologjisë së përdorur në të. Ajo varion nga 0.03 - 0.12 euro/për fjalë. Ju na dërgoni një fragment të materialit me e-mail e ne ju përcaktojmë menjëherë: - tarifën e plotë, - kohën e nevojshme dhe - mënyrën e dorëzimit. Kemi në dispozicion një numër të konsiderueshëm Fjalorësh terminologjikë-shumëgjuhësh, e një eksperiencë shumëvjeçare për të garantuar një cilësi maksimale në përkthim. Të gjitha materialet, para dorëzimit tek klienti, kalojnë përgjatë procesit të kontrollit, nga një përkthyes i dytë.
Tarifat e interpretimit varen nga koha në dispozicion si dhe llojet e tij (interpretim i njëkohshëm (simultant), vijues, me pëshpërimë, në kabinë, etj.
Nëse firma prodhuese shqiptare, duan të shesin produktet e tyre në tregun Francez ose atë Italian, ne, pasi jemi njohur me produktet, bëjmë një studim paraprak për mundësitë e zgjerimit të tregut e më pas krijojmë lidhje konkrete me bizneset e huaja. Tarifat e shërbimit mund të jenë fikse ose me përqindje, sipas marrëveshjes midis palëve.
Ne tregtojmë e japim me qira prona të të gjitha llojeve si: banesa, ambiente tregtare, magazina, toka, etj. Mbulojmë kryesisht territorin e Shqipërisë së mesme. Për investitorë të huaj bëjmë kërkime për prona specifike e ndihmojmë në zhvillimin e biznesit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kërkesat tuaja regjistrohen nga agjentët tanë imobiliarë e ju përditësoheni rregullisht për të rejat në këtë treg.
Jeni individ apo biznes dhe komunikimi në gjuhë të huaj është një problem për ju? Jeni përfaqësues i një ndërmarrjeje prodhimi dhe pamundësia për të folur në gjuhë të huaj bëhet pengesë për zhvillimin e biznesit tuaj?
Jeni student dhe ju duhen dokumente të përkthyera saktë?
Termat në fusha si: drejtësia, ndërtimi, gjuhësia, etj., ju kanë krijuar një ngërç? MOS NGURONI! Shkruani një kërkesë për informacion dhe do të kemi kënaqësinë t'ju përgjigjemi.
Copyright © 2020 TATAeva - Tous droits réservés.
Powered by TATAeva